Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Machelen të Belgjikës të dielën e 25 gushtit, ku një emigrant shqiptar është vrarë pas një sherri me një fqinjin e tij.
Konflikti ka nisur për një vend parkimi në rrugën “Blijde Inkomststraat” mes fqinjëve, ku një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt 43-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Shpëtim Ajazi, i cili mbeti i vdekur, ndërsa është plagosur dhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
61-vjeçari gjithashtu kërcënoi dhe bashkëshorten e viktimës dhe qëlloi me armë zjarri edhe drejt djalit të tyre 15-vjeçar, i cili nuk ka marrë asënjë plagë.
Autori u mundua të arratisej, por u ndalua nga policia belge, teksa do të paraqitet në gjykatë këtë të martë.