Bota

Tronditëse/ I vonoi sanduiçin, klienti qëllon për vdekje kamerierin

               Publikuar në : 10:33 - 18/08/19 Enno

Një ngjarje e rëndë është shënuar në periferi të Parisit, ku një klient ka qëlluar për vdekje një kamerier për shkak se e la të priste gjatë për një sanduiç.

Kamarieri u qëllua në kraharor me një pistoletë, teksa menjëherë pas të shtënës kolegët e tij kanë lajmëruar policinë.

Edhe pas përpjekjeve të shumta nga ana e mjekëve, kamerieri 28-vjeçar nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas mediave të huaja, sulmuesi është larguar menjëherë nga restoranti teksa policia i ka filluar hetimet në lidhje me këtë rast.

Njerëzit të cilët u mblodhën në vendngjarje, u shprehën të tronditur kur mësonin arsyen e këtij krimi makabër. Disa persona të tjerë thanë se niveli i krimit në këtë zonë është i lartë, kryesisht për shkak të përdorimit të drogës dhe personave të dehur.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT