E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Trondit avokati i shokëve të Aldi Ramës: Policët s’kishin fishekë, janë trembur

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makinë së bashku me 21-vjeçarin Aldi Rama që vrau efektivin e policisë, Saimir Hoxha. Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza “moskallëzim krimi”. Avokatët e dy të rinjve kanë deklaruar se klientët e tyre, nuk kanë lidhje me ngjarjen, dhe se nuk mund të akuzohen për asnjë vepër penale.

Avokat Gjon Huli tha për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës së Lezhës, se “po mbrohen veprimet e paligjshme të Policisë së Shtetit”. Avokati ka zbuluar edhe një detaj nga dita e ngjarjes, kur tha se efektivëve të policisë u mbaruan fishekët, pasi Aldi Rama u qëlloi kolegun.

Deklarata e avokatit:

Për këta të dyshuar, gjyqin ua keni bërë ju mediat, që prej 3-4 ditë, që janë marrë paderejtësisht me këta të dy. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vetë, për shkak të të cilëve ka humb jetën edhe një oficer i nderuar i Policisë së Shtetit.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët kanë qenë pa kurrfarë shenje dalluese se janë Policë të Shtetit. Tani gjykata e prokuroria mundohen me mbrojt veprimet e paligjshme të Policisë së Shtetit.

Pretendimet e organit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh, kanë kryer veprën penale të “moskallëzim të kriimit”. Ngjarja është e hapur, ka ndodhur në mes të policisë, s’kanë pasur lidhje fare me vrasësin e ndjerë tashmë.

Këta që ne mbrojtëm sot, po të kishin lidhje do kishin ik me atë që vrau policin, por kanë nejt me dy policët se policët kur u janë maru fishekët janë tremb edhe ata ma shumë se këta. Dhe këta Armando Marku dhe Kristjan Sherri mund të kishin ik prej policisë, se ishin djem më të fuqishëm se dy policët, policët s’kishin më fishekë por kanë ndihmuar policinë për ta vënë në autoambulancë policin e plagosur. Të dy të mbrojturit prej nesh nuk kanë lidhje fare. Jemi të bindur se do të vendoset drejtësia”.

Lexo edhe :   Zbulohet laboratori i Bitcoin-it në Krujë 
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...