Foto Galeri

Trondit Angela Martini: Më ndjekin shërbimet sekrete (FOTO)


               Publikuar në : 09:50 - 17/11/19 M S

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, ka qënë e ftuar në emisionin e humorit “Klanifornia”, ku edhe ka dhënë një intervistë për moderatoren Marina Vjollca.

Marina e ka pyetur Angelan se cila është një gjë e fshehtë e saj, për të cilën publiku nuk dinte asgjë. Këtu i referohet bashkëshortit të saj, i cili është komentuar gjerësisht në mediat rozë.

Diçka që e ke bërë, por nuk do të doje që njerëzit ta merrnin vesh.

“Mua më ndjekin shërbimet sekrete. Jo, jo. S’kam bërë gjë”.

Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim, pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal, i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro, përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Vlen të theksohet fakti se modelja ka botuar edhe një libër, në lidhje me jetën e saj. Protagoniste është e ëma, e cila ka rritur Angelën mes shumë sakrificave.

Një rrëfim mbi të kalurën e Angela Martinit dhe nënës së saj, është përmbledhur në një libër i shkruar nga vetë modelja, “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Subjekti i librit i përket totalisht jetës së vështirë dhe të kaluarës jo dhe aq të lehtë të Angelës, dhe nënës së saj. Rrëfimi i Martinit nis me martesën e parë të së ëmës në moshën 20-vjeçare, dhe vijon me lindjen e vëllait të saj të madh e më pas divorcin.


E ëma u martua sërish me bashkëshortin e parë, dhe pasi lidhja e tyre nuk funksiononte më, u ndanë përfundimisht. Ndër të tjera modelja rrëfen se cila ishte arsyeja kryesore e vajtjes në Zvicër, çfarë e detyroi nënën e saj ta dërgonte në një vend të largët. E mbi të gjitha të jetonte në një banesë me bashkëshorten tjetër të babait, e cila nuk i falte aspak dashuri.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT