E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

“Tritol në makinë prokurorit”, reagon presidenti Meta: Mos guxoni

Shpërthimi me tritol i makinës së prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi ka sjellë reagimin e aktorëve të ndryshëm politik. Ndër ta, ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Përmes një postimi në facebook, ai ka dënuar atentatin e bërë sot ndaj prokurorit të Vlorës.

Sipas tij, organet e prokurorisë të hetojnë sa më shpejtë dhe të ndëshkojnë autorët.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!” shkruan Meta në një postim në facebook.

Kujtojmë që prokurorit Albert Kuliçi iu bë atentat, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...

Burgosja e Navalny/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Për shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit...

Përplasja Rama-Meta/ Pushteti s’është marrëdhënie dashurie por produkt interesi

Kryeministri Edi Rama ka kohë që po përplaset me Presidentin Meta në akuza dhe kundërakuza. Mendoni se kjo po kthehet në një bumerang, duke...