Tritan Kalo jep mesazhin e fuqishëm

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka përcjellë një urim e njëkohësisht ka këshilluar besimtarët myslimanë në nisje të muajit të Ramazanit. Në këto kohë pandemie, ku rastet e infeksioneve po njohin një trend rritës, mjeku vë në dukje se me rëndësi mbetet informimi dhe formimi.

Për mjekun, informimi lidhet me përkujdesjen ndaj shëndetit, në sfidën ndaj koronavirusit. Si dhe formimi i një kulture të përgjithshme mjekësore, për tu mbrojtur nga një infeksion i tillë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja të prekur me koronavirus. Covid-19 deri më tani u ka marrë jetën 27 personave, ndërsa janë shëruar 394 shtetas.

Statusi

Në këto “KOHË COVIDIANE” është një imperativ i përditshëm si informimi edhe formimi… INFORMIMI për gjithshka që lidhet me përkujdesjen ndaj shëndetit në sfidën ndaj Covid-19, si dhe FORMIMI i një kulture të përgjithshme mjeksore te publiku i gjërë për t’u mbrotjur nga një infeksion i tillë, është i kurdohershëm dhe i dykahshëm, nga vetë individët dhe nga personeli mjeksor, KU një rol të qënësishëm në këtë informim dhe formim luajnë MANTELBARDHËT… SHPRESOJ të jem duke bërë si duhet detyrimin tim moral, etik dhe profesional në këtë drejtim…Këshillat tona dhe vijimi i vetëndërgjegjësimit tuaj janë shumë të vlefshme edhe për këto 30 ditë të sakrificave e të vetpastrimit tuaj shpirtror…. MUAJ sa më të BARDHË e të LEHTË të RAMAZANIT, ju Bashkëkombas të Besimit Mysliman!!!