E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Tregtimi i naftës/ Investitorët presin të dhënat mbi rezervat në SHBA

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërkohë që investitorët po presin të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA që publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët parashikojnë një rënie të mëtejshme të rezervave gjatë javës së kaluar, por rritja e infektimeve me variantin Delta po kufizon fitimet, pasi mund të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Analistët parashikojnë rënie të rezervave në SHBA për të tetën javë me radhë. Ditën e sotme publikohet raporti jozyrtar nga Instituti Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Departamenti për Informimin mbi Energjinë.

Megjithatë, humori vijon të jetë pozitiv pasi tregjet e aksioneve prekën nivelin më të lartë historik në sesionin e kaluar, pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid-19 në shumë vende të botës. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti Delta po bëhet dominant dhe shumë vende duhet të marrin mjaftueshëm doza të vaksinave për të siguruar punonjësit e shëndetësisë.

Ndërkohë, OPEC+ po bën progres në arritjen e një marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mbi kuotat e prodhimit./SCAN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Një i vd*kur dhe tre të plagosur për ullinjtë, arrestohet autori i tretë

Falë ndërmjetësimit të policisë, është vetëdorëzuar në polici personi që vrau kushëririn e plagosi anëtarët e tjerë të familjes për pronat dy ditë më...

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...