Disa shitës në qytetin e Korçës janë fotografuar duke transportuar një kamionçinë me mish, në kushte skandaloze dhe jashtë standardit minimal.
Në foton e dërguar tek “Anna media”, viehet re që mishi i prerë është vënë pas në makinë, i pa ambalazhuar dhe i hapur si mos më keq.
“Ndërkohë në Korçë, shihni standartet “europiane” te transportit te mishit neper qytet! Mjere ata qytetare qe do e konsumojne!”, shprehet qytetari.
“Kushedi në sa qytete tjera sillet ky mish të cilin më pas ne e konsumojmë çdo ditë”, shkruan një tjetër qytetar.
Kujtojmë se AKU, paraditen e sotme ka bllokuar rreth 400 subjekt për shkak të mos plotësimit të kushteve higjieno-sanitare në zonat turistike të vendit.