Ekonomi

Tregtarët kanë nisur të vënë baste se euro do të bjerë poshtë nivelit 1.10 dollarë këto dy javë

               Publikuar në : 10:54 - 17/08/19 M. S

“Bloomberg” raporton se tashmë kanë nisur bastet se euro do të ulet poshtë nivelit 1.10 dollarë, ndërsa Banka Qendrore Europiane po përgatitet të hedhë një paketë stimuluese për ekonominë, si reagim ndaj rrjedhës që ka marrë ekonomia botërore e paqartësive që ka për tregtinë. Shanset janë që euro të thyejë nivelin e këmbimit me 1.10 dollarë në fund të gushtit.

Shanset që kjo të ndodhë deri në fund të gushtit janë rritur në 49%, më shumë se trefish një javë më parë, sipas modelit të çmimeve të Bloomberg. Kjo vjen në një kohë kur Banka Qendrore Europiane është duke përgatitur paketën e vet të stimulimit, ajo për të cilën krijuesi i politikave Olli Rehn tha se duhet të jetë “me ndikim dhe domethënie.”

Investitorët me pozicione të gjata në euro u kujtuan gjithashtu këtë javë se kërcënimi i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është zbehur krejt. Presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian, e trajton SHBA edhe më keq sesa Kina dhe përshkallëzimi i tillë i luftës tregtare mund të shtojë një presion të mëtejshëm për monedhën e përbashkët, veçanërisht pasi tregtia e mbartur nga euro kundër tregjeve në zhvillim po përkeqësohet.

Elefteria Zguri/ SCAN

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT