E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Tregohu burrë një herë në jetë”, tenori i drejtohet me një letër Ramës

Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri. Lahaj shkruan se mund të ftojnë çdo artistë shqiptarë për të kënduar në festën e birrës, madje dhe atë vetë, por jo një këngëtarë që ka frymëzuar forcat serbe që vranë shqiptarët e Kosovës.

Mjaft i drejtëpërdrejtë në kërkesën e tij, tenori i thotë Ramës që të tregohet burrë një herë në jetë, e të mos u kujtojë plagët e së shkuarës.

Ardhja e këngëtarit serb në festën e birrës në Korçë, solli reagime të ashpra nga shqiptarët si dhe nga personazhe të njohur të ekranit. Artisti serbo-kroat do të interpretojë në Korçë më 22 gusht, në natën e fundit të festës së birrës.

Kjo është hera e dytë që artisti interpreton në Shqipëri, pas koncertit që dha në Pallatin e Kongreseve në vitin 2006.

Statusi

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep. Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!

Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë
Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...