E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Tregim mbi anijen në rërë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Nga: Frrok Çupi

Ka qenë shkurt, ndoshta në gjysmën e muajit. Vjen lajmi se në Durrës po bëhej nami, familjet e oficerëve kishin kapur anijet ushtarake dhe po ngarkoheshin, fillimisht fëmijët dhe gratë e ushtarakëve, e pastaj qytetarë të tjerë që kërkonin shpëtim jashtë Shqipërisë. Viti 1991. Si kryeredaktor i RD mu desh të nisesha vetë që në ora 5 të mëngjesit, aty mbërrita rreth shtatës. Zbarkimi dhe imbarkimi i njerëzve të anijes do të bëhej në zonën rreth Hotel Adriatik.

Mëngjes aq i ftohtë dhe i lagësht sa të hynte në palcë. Në rërën në anë të Hotelit kishin mbetur vetëm pak njerëz, edhe kapiteni i anijes edhe tankisti, ishin arratisur. Frika se do të burgoseshin, të dy përballë njëri tjetrit, por secili me motiv të kundërt nga njëri tjetri: Tankisti do të qëllonte anijen e ushtarakëve që po arratisej, ndërsa kapiteni duhej ta sillte anijen sa më afër bregut që të hipnin gratë e fëmijët. Por asnjëri nuk kishin mbetur aty. Tanku kishte ngecur në rërë, por edhe anija kishte ngecur në rërë.

Shteti kishte marrë fund.

Edhe një herë tjetër shteti  mori fund në vitin 1997, por tashmë nën udhëheqjen e ‘Demokracisë’.

Hija e një fundi tjetër politik po më vërtitet ndër sy sa herë më vjen pamja e trishtë e mes- marsit 1991, kur tanku dhe anija e shtetit kishin ngecur në rërë, ballë përballë.

Përballja e parë:

Partia ‘antikomuniste’ e vitit1991 që mori përsipër të rregullonte ‘kazma e lopata dhe tanke e aeroplanë’ ka ngecur në rërën e ngjarjeve tragjike dhe komike. Më në fund ra në mars 2019, kur doli nga ‘anija e demokracisë’ dhe u ngjit maleve e sokakëve. Që atëherë PD iu tha pasagjerëve të vet se ‘ deri këtu’ kam fuqi motorike shtetformuese, pas kësaj dorëzim. Më duket fiks sikur po shikoj anijen e vjetër dhe tankun e  ngecur në rërë, se si u i vinin rrotull nja katër a pesë kuriozë. Deputetët e PD i vërtiten tani rreth godinës së Parlamentit, me shpresë se dikush do t’ i pikasë. Por është e pamundur. Këta e kanë thyer në mes demokracinë dhe ‘perëndinë’ e përfaqësimit të popullit dhe prapë kërkojnë të ‘ përballen’ me ata që nuk u thyen prej tyre. Nëse guxojnë të kërkojnë përsëri votë nga populli, bëjnë aktin më të shëmtuar në botë. As në periudhën e vjetër të demokracisë parapolitike nuk ka ndodhur kështu, që kaçakët e maleve të përballen me Parlamentin e ligjeve.

Lexo edhe :   Meta i ashpër me Ramën: Kush të pengon të shtosh buxhetin për shëndetësinë?

Përballja e dytë:

Tani, në fakt, kanë mbetur në sere të dy palët, si maxhoranca edhe presidenti. Presidenti i Republikës, që ka dalë nga parlamenti, ka lënë postin dhe ka dalë në opozitë, një opozitë molotovësh. Ai kërcënon për ‘beteja’ dhe aksione si Vasil Laci e Avni Rustemi, me idenë se do të vrasë Edi Ramën dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara. Qeveria mori një iniciativë për shkarkimin e presidentit, por nuk e çoi deri në fund. Pse ndodhi? Vallë kemi të bëjmë me dy mjete lufte që kanë ngecur në rërë, apo ka ndonjë gjë përtej kësaj?

Lexo edhe :   Meta i ashpër me Ramën: Kush të pengon të shtosh buxhetin për shëndetësinë?

Besoj se është përtej anijes dhe tankut në rërë. Ilir Meta, president, nuk e ka frikë qeverinë, ka frikë vetëm veten dhe Amerikën. Amerika, me sa duket, ka rënë në ujdi që ta lërë aty në zyrën e ambasadës Ruse, ta urdhërojë të firmosë çfarëdo që duhet, Iliri të bërtasë gjithë ditën dhe në mbrëmje të futet në stel. Nesër prapë i njëjti muhabet. Presidenti nuk prish më asnjë punë, atëherë pse u dashka larguar nga zyra?. Megjithatë maxhoranca po dëshmon dobësi…

Gabimi i Shtabit të Ushtrisë komuniste me anijen dhe tankun në vitin 1991 ishte se ata e morën seriozisht, disa vranë veten, disa dhanë dorëheqjen dhe disa nisën të shkruajnë kujtime… Për çfarë?

E treta: Holokausti nuk ka ndodhur.

Janë kryer mijëra gjyqe dh janë krijuar qindra filma me përballjen se ‘ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar Holokausti?’. Perversët më të mëdhenj kanë thënë se  Holokausti nuk ka ndodhur. Apologjetët më të frikshëm kanë thënë se ‘dhomat e gazit’ nuk ishin për të vrarë njerëz, por ishin për të vrarë morrat që të dënuarit të pastroheshin. Edhe mua më ka thënë një mbrëmje një analist militant se ‘Vlorën e dogji Frrok Çupi, jo qeveria dhe presidenti i PD’. Është e njëjta gjë si me Holokaustin. Këta duan ta fshijnë nga kujtesa veprën kriminale që ka ndodhur, dhe të turpërojnë kombin sikur t’ i votoj përsëri. Kanë harruar edhe si ishte mbushur vendi me pisllëk dhe me shëmtim. Harrojnë të shikojnë rrotull ‘tankut’ të ngecur në rënë se si është modernizuar vendi.

Ka arsye: Ose nuk i dallojnë dot ngjyrat, ose me bardhë e zi iu shijon jeta. Me këta nuk ka përballje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FOTO/Makina përplaset tek porta e zyrës së Merkel, alarmohet policia gjermane

Një mjet është përplasur te porta e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Mediat e huaja raportojnë se nga ky incident, nuk ka patur...

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...