E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Tre vjet pritje për një vendim gjykate, sekretarja: Si puna jote kemi 5000 veta

Kelment Zaimi nga Durrësi pret prej tre vitesh një vendim të Gjykatës Administrative të Aplelit Tiranë, për ndryshim emri.

Ndërkohë, që ka bërë 10 kërkesa për përshpejtim të marrjes në shqyrtim, por i janë refuzuar. Ai ka humbur këto vite të drejtën e marrjes së diplomës së Juridikut dhe licencës së avokatit, pasi në mungesë të një vendimi të gjykatës së formës së prerë, nuk mundet t’i marrë këto dokumente.
Sekretarja e gjykatatëses, Rilinda Selimi, i thotë se si puna e tij janë 5000 veta në pritje.

Fiks Fare intervistoi ankuesin Kelment Zaimi i cili thotë se ka tre vjet që pret një vendim nga gjyqtarja Rilinda Selimi, për ndryshim emri, çështje që e ka fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, por që është ankimuar nga gjendja civile. Ai thotë se kjo vonesë e ka privuar atë nga e drejta e marrjes së diplomës se shkollës se lartë Juridik, dhe licencën e avokatit. Dokumente këto dhe kërkesa që i ka paraqitur pranë gjykatës, ka bërë edhe rreth 10 kërkesa për përshpejtim, por nuk i është marrë asnjëra parasysh. Ai gjithashtu pretendon se gjatë kësaj periudhe gjykatësja ka shqyrtuar shumë çështje të tjera të cilat janë regjistruar më vonë se çështja e tij, dhe janë mbylluar brenda gjashtë muajsh.

Sekretarja thotë se ato kërkesa ruhen në arkiv që të mos humbasin në dosje. “Plus si puna jote ka 5000 veta në pritje dhe se gjyqtarja është e ngarkuar” shton ajo. Kur ai i shpjegon se rasti i tij është specifik, ajo i thotë se në rastet që është pranuar përshpjetimin, kanë qenë raste kur janë tërhequr ankimuesit ose raste të pensioneve.

Lexo edhe :   Prishtinë/ Gjykata lë në burg këngëtaren Fjolla Morina. Ja sa do qëndrojë
Lexo edhe :   Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Lidhur me pretendimet e zotërisë dhe dukumentacionin që dispononte, Fiks Fare i bëri një kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kjo e fundit edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë pune, nga kërkesa zyrtare, akoma nuk ka kthyer një përgjigje, duke shkelur kështu edhe ligjin për të drejtën e informimit publik i cili i ka të përcaktuara qartë afatet e kthimit të përgjigjes./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...