E mërkurë, 23 Shtator, 2020
26 C
Tirana

“Tre netë ngujimi në Ambasadën Amerikane”, DW: Çfarë u sakrifikua për Reformën Zgjedhore

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Më në fund u arrit. Dy vjet pas ndërprerjesh dhe rifillimesh të tryezave politike për reformën zgjedhore, pas ecejakesh të faktorit ndërkombëtar dhe 3 netësh rradhazi ngujimi në ambasadën amerikane në Tiranë, partitë politike nënshkruan mbrëmë (5.05.2020) marrëveshjen e shumëpritur, që synon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si një kusht kryesor i BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët përshëndetën arritjen e konsensusit si një “adresim të një kushti kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE, gjë që e çon Shqipërinë një hap më pranë të ardhmes së saj në BE”. Në Mars të këtij viti, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE hapi dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ndonëse nuk caktoi ndonjë datë. “Ky është një sinjal i mirë për progresin e ardhshëm në reformat e nevojshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE” theksohet në deklaratën e përbashkët Borrel & Varhelyi.

SHBA: Marrëveshja mes palëve “një moment historik”

“Liderët e Shqipërisë lanë mënjanë momarrëveshjet mes tyre dhe punuan për të arritur një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar”, theksohet në një deklaratë të ambasadës amerikane në Tiranë. Vullneti i popullit shqiptar në proceset zgjedhore post-komuniste është deformuar nga parregullsi, blerja e votës, manipulimi i rezultatit. Në raportet përfundimtare të misioneve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR-it, që ka vëzhguar dhe monitoruar këto procese, zgjedhjet nuk janë vlerësuar “të lira dhe të ndershme” por “më të mira se ato të mëparshmet”.

Albanien Kommunalwahlen (DW/Ani Ruci)Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të kontestuara – pamje nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjesë.

Sakrifikimi i depolitizimit për të arritur marrëveshjen

Administrata zgjedhore thellësisht e politizuar ka qënë një nga shkaqet kryesore të parregullsive kronike të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Marrëveshja e tanishme mes palëve nuk i depolitizon komisionet zgjedhore. Palët ranë dakort që formula e përbërjes së tyre në zgjedhjet parlamentare 2021 të mos ndryshojë dhe të vijojë me përfaqësues të partive politike në garë.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR-it, që kjo reformë merr përsipër të plotësojë. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore ka qënë pika ku PD nuk ka qënë dakord, deri në momentin e fundit, me arsyetimin që angazhimi i nëpunësve të administratës publike si komisionerë, si propozoi maxhoranca socialiste, nuk përbënte depolitizim, pasi sipas saj kjo administratë është e politizuar. “Sakrifikuam rekomandimin e rëndësishme të ODIHR-it, vetëm që PD të hyjë në garë politike. Kjo është gjëja më e rëndësishme që u arrit,” u shpreh Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i maxhorancës socialiste në Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.

Lexo edhe :   Sheshi Dickstein

Por për PD dhe opozitën jashtë parlamentit, propozimi i maxhorancës socialiste synonte”kapjen e komisioneve zgjedhore,”prandaj ajo e refuzoi. Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në këtë Këshill, u shpreh pas arritjes së konsensusit se “maxhoranca socialiste nuk i kapi dot dhe u tërhoq.” Sipas marrëveshjes, depolitizimi i komisioneve zgjedhore do të bëhet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Për zgjedhjet parlamentare 2021 do të riformatohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ).

Ku fokusohet marrëveshja?

Ajo fokusohet në identifikimin biometrik të votuesve. Palët marrin përsipër të mbështesin zbatimin e tij, për 100 përqind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, të mbështetura nga ekspertë ndërkombëtarë, në kushtet kur kjo është e mundur nga pikëpamja teknike. Ndonëse përbërja e komisioneve zgjedhore do të mbetet me përfaqësues të partive politike në garë, marrëveshja, krahas riformatimit të KQZ përmban elemente depolitizimi në administrimin e zgjedhjeve dhe teknika që sigurojnë më shumë transparencë dhe pavarësi të administratës zgjedhore, në plotësim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Albanien, Parlamentsmitglied Demokratische Partei - Oerd Bylykbashi (DW/A. Muka)Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas marrëveshjes mes palëve, Kolegji Zgjedhor do të përbëhet nga gjykatës që kanë kaluar procesin e vetingut. Ankimimet do të shqyrtohen nga ky kolegj dhe jo nga Gjykata Kushtetuese, si propozoi PD. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të bëhet për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare e lokale të vitit 2025.

Marrëveshja nuk përfshin ndryshimin e sistemit zgjedhor proporcional rajonal nga me lista të mbyllura në atë me lista të hapura pasi për trajtimin e kësaj ꞔështjeje nuk pati konsensus.. Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, që këmbëngul për ndryshimin e sistemit si instrument për qarkullimin e elitave politike, deklaroi se “ka marrë garanci nga SHBA dhe BE që bisedimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të vijojnë.”

A garanton marrëveshja zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Për presidentin Meta marrëveshja e sapo arritur “nuk është e mjaftueshme” për të garantuar zgjedhjet. Kurse kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, e cilësoi marrëveshjen ” një hap përpara për të mundësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij pas arritjes së marrëveshjes shprehu keqardhje që komisionet zgjedhore mbetën po njëlloj, me përfaqësues politikë. “Rëndësi ka që Lulzim Basha e PD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur. Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave” u shpreh Rama në Twitter. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja përse Toka ka 4 stinë

Ekuinoksi që ishte të martën e datës 22 shtator, sinjalizoi ndryshimin e sezonit, nga vera në vjeshtë në hemisferën veriore, dhe nga dimri në...

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, prokuroria thërret si dëshmitar Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Mësohet...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kapet pa kaskë në motoçikletë, gjobitet me 50 euro

Tre zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk respektuan rregullat e qarkullimit. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zv....

Sheshi Dickstein

Nga: Veton Surroi Dy libra për ndikimin rus në Amerikë e Kosovë, një sondazh dhe mbi atë se çfarë duam të kujtojmë 1. Ekziston në Manhattan, pjesën...

“Do të gatuaj ty në vend të peshkut, kaq vlen ti!”, ofendime dhe ngritje zëri në “Përputhen” (VIDEO)

Puntata e së martës në “Përputhen” ka agravuar deri në fyerje. Mevlani dhe Shqipja kaluan në fyerje personale pas takimit të dështuar. Shqipja është...