E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Tre muaj pa abone të përgjithshme, çfarë thotë drejtori i Transportit

Drejtori i Transportit, Enton Punavija, ka komentuar vendimin e fundit ku qytetarët në Tiranë do të lëvizin për tre muaj pa abone të përgjithshme, por me abone specifike për çdo linjë. Kjo ndikon drejtëpërdrejtë në buxhetin e çdo familjari, ndërsa nga sot ky ligj i ri ka hyrë në fuqi.

Për sa u tha edhe dy ditë më parë, kjo bëhet më arsyetimin se nga 1 qershori, Bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët. Dhe nga shtatori do të rikthehet sërish aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra.

I pyetur se pse është marrë ky vendim, Punavija tha në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking”, se disa linja transporti janë gati në mbyllje, dhe se Bashkia ishte e detyruar që ta kërkonte këtë pezullim të abonesë së përgjithshme.

“Deri në fundin e vitit të kaluar, kemi analizuar ecurinë e këtij sektori pas lirimit të masave Covid-19, e ku pati një rritje graduale. Por kjo nuk u reflektua në të gjitha linjat e transportit publik, i cili është një shërbim jetik për qytetarët. Si pasojë, Bashkia e Tiranës duhet të merret me riorganizimin e këtij sektori. Për të kuptuar edhe masat që mund të merren në vijim. Duhet të shikojmë nëse një linjë duhet të funksionojë në parametrat që ka pasur, apo ndonjë linjë duhet të bashkohet me ndonjë tjetër. Disa linja transporti janë gati në mbyllje. Bashkia ishte e detyruar që ta kërkonte këtë pezullim të abonesë së përgjithshme”, tha drejtori i Transportit.

Punavija sqaroi se në shtator do të rikthehen abonetë e përgjithshme dhe ato të studentit. “Abonetë rikthehen në kushtet siç ishin deri tani. Në momentin që shkollat hapen, janë edhe abonetë e studentit. Qershor, korrik dhe gusht nuk do të ketë. Në shtator rikthehemi në kushtet e mëparshme”, tha Punavija.

I pyetur nëse ky vendim është më shumë në favor të operatorëve, drejtori i Transportit i shpreh se nuk ka qenë kërkesë e tyre pezullimi i aboneve të përgjithshme.

“Ka qenë kërkesë nga Bashkia e Tiranës për Këshillin Bashkiak. Në tërësinë e vet, mund të ketë operator që nuk janë korrekt me kontratën që kanë firmosur. Bashkia mund të marrë masa drastike deri në mbylljen e një linje, nëse nuk funksionon brenda kontratës që kishin para pandemisë”, tha Punavija.

Për tre muajt në vijim, për të lëvizur në Tiranë qytetarët duhet të paguajnë biletën e cila vetëm për një udhëtim kushton 40 lekë, nëse nuk kanë abonenë për linjën specifike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...