Në seancën e sotme të Kuvendit do të zhvillohen 3 seanca interpelance për zhvillimet e fundit në vend. Njëra prej interpelancave është kërkuar nga deputeti Artur Roshi, i cili ka kërkuar që ministri Brendshëm Lleshaj të jap sqarime për ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik.
Interpelanca e dytë do të jetë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Asaj i janë kërkuar sqarime për situatën në burgje, sidomos për rastin e Dritan Dajtit.
Interpelanca e fundit do të jetë me ministrin Klosi, e thirrur nga opozita, për dëmtimet e sipërfaqeve të mëdha pyjore në Korçë, Kolonjë, Pukë, Mirditë, Peshkopi.