Stil

Tre emra të njohur/ Zbulohen të ftuarit specialë në festivalin e RTSH-së


               Publikuar në : 14:50 - 07/12/19 M S

Sikundër është njoftuar edhe më herët, këtë vit regjia dhe prezantimi i festivalit në radiotelevizion i është besuar dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Edhe ky edicion i 58-të, do të ketë të ftuarit specialë.

Por duket se s’ka më surpriza, pasi janë zbuluar tre personazhet. E ftuar në ‘Aperitiv Fest’ me Eni Shehun, moderatorja Alketa Vejsiu tha se këtë edicion do të jenë të ftuar Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira.

“Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali. Do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë.

Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i “Sanremo-s” dhe përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision’”, ka treguar Alketa.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT