E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Tre deputetë i shkojnë pas, Berisha nuk përjashton surprizat nga SPAK

Ish-kreu demokrat, Sali Berisha, shpërtheu në sulme të forta ndaj Bashës duke kërcënuar se do të mbledhë pas vetes të gjithë besnikët për të futur në shinat e demokracisë partinë. Madje flitej se ai do të dilte dhe me një grup parlamentar më vete. Por dje, Berisha u shfaq shumë ndryshe. “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.

Kur u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës, Berisha u përgjigj: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”. Në mbrëmje Berisha ishte në një emision televiziv, ku u pyet dhe për surprizat që mund të vijnë nga SPAK.

“Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjë lloj mburoje për çdo çështje që ka të bëje me mua apo fëmijët e mi që nga 1990 deri më sot, asnjë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi mbi tokë. Nëse ecim me prova të sajuara, të kthehet bumerang. Kam kërkuar transparencë dhe vetëm kaq. Kërcënimet që kanë përcjellë për fëmijët e mi, nuk kanë asnjë vlerë”, tha ai.

Ditën e djeshme, Berisha hyri në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i pavarur. Tre deputetë u panë me të, të cilët e shoqëruan gjatë gjithë ditës që nga shtëpia deri në Parlament. Bëhet fjalë për deputetët demokratë; Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu, të cilët së bashku me Berishën hynë në Parlament.

Ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët, ulësen në sallën plenare Berisha e gjeti pranë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, në rreshtin e parafundit, larg grupit parlamentar të PD. /Tirana Today

Lexo edhe :   Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike, politika bëhet bashkë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...