E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Trazirat në Kazakistan/Blinken vë në dyshim vendosjen e trupave ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kazakistanit për të kërkuar ndihmë ushtarake ruse, për t’u marrë me një valë të vazhdueshme trazirash të dhunshme. Dhjetra njerëz janë vrarë në protestat e shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, por Z. Blinken tha se SHBA-ja beson se qeveria kazake mund të merret me protestat vetë.

Ai u tha gazetarëve se ishte e paqartë pse po ndodhte dislokimi. Rreth 2.500 trupa të drejtuara nga Rusia, kanë mbërritur në Kazakistan.

Zyrtarët në Moskë kanë theksuar se vendosja e forcave të saj nën Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake euroaziatike e pesë ish-republikave sovjetike dhe Rusisë, është e përkohshme.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev bëri kërkesën për ndihmë, pasi protestuesit sulmuan zyrën e kryetarit të bashkisë në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, dhe pushtuan aeroportin e qytetit.

Por, duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë të Departamentit të Shtetit, Blinken paralajmëroi se “një mësim i historisë së fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh ata të largohen”.

“Më duket se autoritetet dhe qeveria kazake sigurisht që kanë kapacitetin për t’u marrë me protestat në mënyrë të përshtatshme, për ta bërë këtë në një mënyrë që respekton të drejtat e protestuesve duke ruajtur ligjin dhe rendin”, tha zoti Blinken.

“Pra, nuk është e qartë pse ata ndjejnë nevojën për ndonjë ndihmë nga jashtë. Kështu që ne po përpiqemi të mësojmë më shumë rreth saj”.

Ndërkohë, SHBA-ja ka autorizuar largimin e personelit jo thelbësor nga konsullata e saj në Almaty, për shkak të shqetësimeve për sigurinë për protestat e vazhdueshme.

Lexo edhe :   Tensionet Rusi-Ukrainë/Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Blinken

Pse trupat ruse janë dërguar në Kazakistan?

Disa njësi parashutiste ruse kanë mbërritur tashmë në vend, dhe të premten ndihmuan forcat kazake në rimarrjen e aeroportit nga protestuesit.

Trupat kazake kanë ndërmarrë gjithashtu veprime të forta për të rifituar kontrollin në Almaty. Të enjten, media lokale publikoi video që tregonin trupat qeveritare duke hapur zjarr ndaj protestuesve.

Ministria e Brendshme thotë se 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani në përleshjet dhe Presidenti Tokayev fajësoi ata që ai i quajti “terroristët” e huaj për trazirat.

Protestat masive shpërthyen të dielën, kur kostoja e gazit të lëngshëm të naftës (LPG) – të cilin shumë njerëz në Kazakistan e përdorin për makinat e tyre – u dyfishua.

Lexo edhe :   Tensionet Rusi-Ukrainë/Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Blinken

Qeveria ka thënë që atëherë se kufiri i çmimit të karburantit do të rikthehet për gjashtë muaj. Por njoftimi nuk ka arritur t’i japë fund protestave, të cilat janë zgjeruar duke përfshirë ankesa të tjera politike.

Nuk ka opozitë efektive politike në Kazakistan, dhe shumica e zgjedhjeve fitohen nga partia në pushtet me pothuajse 100% të votave. Presidenti i mëparshëm i vendit, Nursultan Nazarbayev, drejtoi vendin për 29 vjet dhe mbajti pushtet të rëndësishëm që nga largimi i detyrës.

Z.Tokayev tani e ka hequr atë nga posti i kreut të këshillit të sigurimit të vendit. Gjithashtu u njoftua të shtunën se një ish-kryeministër dhe shefi i sigurimit, Karim Massimov, ishte arrestuar të enjten nën dyshimin për tradhti, së bashku me zyrtarë të tjerë.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme të arrestimeve.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...