E diel, 29 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Video/ Trazirat e 14 shtatorit 1998, ja si amerikanët sprapsën Sali Berishën

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

Të majtët i referohen shpesh si grushti i dështuar i shtetit. Të djathtët e cilësojnë si një revoltë të justifikuar popullore, kundër një qeverie përgjegjëse për vrasjen e heroit të lëvizjes demokratike, Azem Hajdari. Megjithatë ngjarjet dramatike mes 13 dhe 14 shtatorit 1998, që vinin pas kaosit disamujor të vitit 1997, i shërbyen faktorit ndërkombëtar, për të dhënë një mesazh të prerë: Rotacioni politik në një vend demokratik, mund dhe duhet të vijë vetëm nga kutitë e votimit, dhe jo nga grykët e armëve.

Vrasja e deputetit demokrat Hajdari, deri atë kohë i përjashtuar nga strukturat e grupit parlamentar, shërbeu si fitili për ndezjen e një revolte të armatosur në qendër të Tiranës.

Për 2 ditë protestuesit e opozitës së atëhershme të armatosur me armë automatike, anti-tanke, granatahedhës, dhe në fund me 2 tanke sulmuan me forcë kryeministrinë, pavarësisht se brenda zhvillohej mbledhja e qeverisë e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano.

Sipas dosjes hetimore, më 13 shtator kreu demokrat Sali Berisha, mbajti një fjalim para qindra simpatizantëve demokratë, nga ballkoni i selisë së PD. Ai sapo ishte kthyer nga Spitali Ushtarak, ku kishte vizituar Zenel Nezën, truprojën e Hajdarit, i mbetur i plagosur në atentatin e mbrëmjes së 12 shtatorit.

Sipas organit hetimor, Berisha bëri thirrje për hakmarrje, dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të kohës. Pas kësaj thirrjeje, një grup prej 300-400 personash u nisën drejt institucioneve kryesore të shtetit. Pranë godinës së Ministrisë së Brendshme, një grup prej 30-40 personash qëlluan me armë zjarri dhe mjete të forta drejt kësaj ministrie.

Protestuesit i kanë rrëmbyer armët 3 punonjësve të policisë. Nga të shtënat u plagos oficeri Nexhat Biba. Po më 13 shtator, u dogjën gjithsej 18 makina të përkuara para kryeministrisë dhe në Bulevard. Më pas, turma hyri në katin e parë të godinës së kryeministrisë dhe i vuri flakën. Gjatë atij sulmi mbetën të plagosur zëvendëskomandanti i Gardës, Bashkim Mustafa dhe komandanti Haki Liçaj. Në protestën e datës 13 shtator, mbeti i vrarë protestuesi Skënder Kalenja.

Prokuroria shpjegon se protestuesit u tërhoqën vetëm pas thirrjeve të deputetëve demokratë Pjetër Arbnorit, Ridvan Bodes, dhe Ylli Vejsiut. Po atë ditë, protestues të tjerë kanë zaptuar dhe plaçkitur komisariatin e policisë së Kavajës, ku u rrëmbyen disa armë. Ndërkohë, edhe të dënuarit e Burgut 313 u hodhën në revoltë, duke tentuar të shpërthenin burgun.

Revolta u arrit të vihej nën kontroll, vetëm pas ndërhyrjes së RENEA-s. Nisur nga kjo situatë, ministri i Rendit Publik, Perikli Teta, nxorri urdhrin për kalimin në gadishmëri nr.1 të policisë së shtetit. Liderët e 12 partive opozitare, pjesë e grupimit “Bashkimi për Demokraci”, dolën me një deklaratë të përbashkët për mediat, drejtuar qeverisë dhe presidentit.

Ata kërkuan dorëheqjen e Fatos Nanos, brenda orës 12:00 të mesditës së datës 14 shtator 1998. Në orën 10:00 të datës 14 shtator, në sheshin Skënderbej nisi ceremonia mortore e deputetit Azem Hajdari, truprojës së tij Besim Çerja dhe protestuesit Skënder Kalenja.

Rreth orës 11.30, nisur kortezhi me të tre arkivolet, i shoqëruar nga mijëra njerëz u nis drejt selisë kryeministrore. Kur ai po i afrohej kryeministrisë, u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. Aty u grabitën 100 automatikë, mitraloza granata. Më pas është sulmuar dhe plaçkitur parlamenti.

Kur kortezhi bashkë mbërriti para kryeministrisë, grupimet e armatosura sulmuan e plaçkitën godinën. Në këtë përplasje u plagosën disa ushtarakë të Gardës së Republikës, por edhe disa protestues. Sipas të dhënave zyrtare, atë ditë në Spitalin Ushtarak u dërguan të plagosur 30 persona.

Më pas, grupet e armatosura vunë nën kontroll disa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë së Kuvendit, KLSH dhe Gjykatën Kushtetuese. Ministri i Rendit, urdhëroi daljen në rrugë të 7 tankeve dhe 3 autoblindave. Kur ato u afruan për të tërhequr trupat e ushtarakëve të plagosur, turma i sulmoi dhe rrëmbeu 3 nga tanket dhe 1 autoblindë.

Protestuesit e armatosur, pushtuan më pas godinën e Televizionin Publik Shqiptar, që u mbajt nën kontrollin e tyre nga ora 13.00 deri në orën 19:00. Po atë ditë, grupet e armatosura dogjën e plaçkitën dyqane dhe lokale private, por edhe institucione të tjera shtetërore. Të vetmet ministri që mbetën të paprekura, ishin ajo e Mbrojtjes dhe e Rendit.

Pas kaosit që pasoi, policia mundi të riaktivizohet në terren vetëm rreth orës 16:00, kur bashkë me forcat speciale rivendosi nën kontroll një pjesë të institucioneve të pushtuara. Ndërkohë krerët e partive opozitare, përfshirë dhe drejtues të PD shkuan në presidencë.

Ata i kërkuan presidentit të asaj kohës Rexhep Meidani, të mblidhte partitë për krijimin e një qeverie tranzitore, gjë që u refuzua prej tij. Ngjarjet e asaj dite, alarmuan ndërkombëtarët. Spartak Ngjela, deklaroi shumë vite më vonë, se kishte qenë në zyrën e Berishës, kur ky i fundit u telefonua nga zv/sekretarja amerikane e Shtetit, Eileen A.Malloy. Sipas Ngjelës, kjo e fundit i tha Berishës se SHBA-ja, nuk do njihte kurrsesi një qeveri të dalë nga revolta e armatosur ndaj institucioneve demokratike.

Ky qëndrim imponoi sprapsjen e Berishës, që dha urdhër për largimin e protestuesve të armatosur nga godinat shtetërore që kishin zaptuar. Në kulmin e atyre ngjarjeve, Fatos Nano, u largua me shpejtësi nga Tirana. Më vonë ai dëshmoi se e kishte kaluar natën mes 13-14 shtatorit në një rezidencë pranë kufirit me Maqedonisë.

Ndërkombëtarëve u la një shije të hidhur kjo braktisje e detyrës në moment aq kritike. Kjo ishte edhe arsyeja, pse nën presionin e ndërkombëtarëve Nano dha dorëheqjen më 28 shtator, për t’u pasuar në detyrë nga Pandeli Majko.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje, kanë...

Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë...

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i...

Rast i rrallë në Singapor, nëna lindi foshnjen me antitrupa COVID

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata...

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Zv.kryeministri Erion Braçe denoncon sërish shkeljen e aktit normativ nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur këtë të dielë pa maskë. Braçe...