E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Trazira në Indi gjatë vizitës së presidentit Trump

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në Nju Delhi gjatë përleshjeve për një ligj të ri mbi shtetësinë indiane.

Trazirat ndodhën gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit amerikan. Donald Trump, në këtë vend.

Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetit indian, gjatë dekadave të fundit.

Përleshjet ndodhen në lagjet me shumicë myslimane në Nju Delhi, rreth 18 kilometra nga qendra e kryeqytetit, ku Trump ka qenë duke zhvilluar takime me udhëheqës indianë, diplomatë dhe biznesmenë.

Ligji për shtetësinë – për të cilin kritikët thonë se është anti-mysliman – ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar.

Por, demonstratat në Nju Delhi kanë qenë paqësore deri më tani.

Kur u pyet për dhunën, gjatë një konference shtypi, zoti Trump tha se e kishte ngritur çështjen e lirisë fetare dhe ishte i impresionuar nga përgjigja e qeverisë.

Ligji i ri u ofron shtetësinë indiane emigrantëve jomyslimanë në Afganistan, Pakistan dhe Bangladesh.

Kritikët thonë se ligji i diskriminon myslimanët. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet t’i ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...