E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Trashëgimia e fortë e epokës Trump

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të jetojnë shumë gjatë me trashëgiminë e Donald Trump, pjesa tjetër e botës mezi pret që të kthejë faqe, dhe në fakt ajo tashmë ka kaluar në diçka tjetër. Për ta kuptuar këtë gjë, mjafton të vini re se si disa nga aleatët më të ngushtë të Trump, nga kryeministri Britanik Boris Xhonson, deri tek liderët e ekstremit të djathtë që deri dje shfaqnin me mburrje mbështetjen e tyre ndaj tij, sot po sillen sikur nuk e kanë njohur ndonjëherë.

Por çfarë do të mbetet nga “Trumpizmi” në skenën ndërkombëtare? Përgjigja është komplekse, pasi është i nevojshëm të bëhet dallimi midis sukseseve të rralla diplomatike gjatë 4 viteve të fundit, siç janë marrëveshjet e fundit midis Izraelit dhe disa vendeve arabe, dhe ndryshimeve themelore që administrata në largim është përpjekur të arrijë përmes goditjeve të përsëritura ndaj multilateralizmit.

Kina dhe globalizimi

Pastaj është gjithçka që Donald Trump dështoi t`a realizojë, duke filluar me zhdukjen e armëve të Koresë së Veriut, që ishte pa dyshim nisma më ambicioze e mandatit të tij. Pas dy samiteve me Kim Jong-Un dhe një shkëmbimi“letrash dashurie”, Pheniani zotëron ende armë bërthamore.

Madje i ka lejuar vetes luksin e ndërtimit të një modeli të ri raketash. Sigurisht që ndikimi i Donald Trump do të ndihet në dy fusha kryesore. E para është politika ndaj Kinës. Presidenti në ikje ndjeu nevojën për të forcuar tonin ndaj Pekinit, para së gjithash për shkak të ndikimit të tij negativ në Shtetet e Bashkuara, nga zhvendosja e bizneseve amerikane në Kinë, defiçitit tregtar, dhe piraterisë teknologjike nga ana e Kinës.

Trump u zgjodh presidenti, pasi e kuptoi që shumë amerikanë e shohin veten si viktima të globalizimit

Barak Obama kishte nisur tashmë një kthesë në fund të mandatit të tijtë dytë në raport me Kinën. Por ishte Trump, ai që e shndërroi marrëdhënien e SHBA-së me Kinën në ‘shtyllën kurrizore’ të politikës së jashtme amerikane.

Së pari duke nisur një luftë tregtare kundër gjigantit aziatik,më pas duke sulmuar kompanitë e teknologjisë kineze, dhe së fundmi duke krijuar klimën një Lufte të Ftohtë rreth rivalit të ri strategjik. Problemi është se presidenti Trump i ka bërë që të gjitha këto “sipas metodës Trump”, domethënë në mënyrë të njëanshme dhe jo të paqëndrueshme.

Lexo edhe :   Biden: Në fund të majit SHBA do të kenë vaksina për të gjithë të rriturit

Ndërkohë, me qasjen e tij ai krijoi një konsensus të rrallë 2-partiak në Uashington, që do të rëndojë jo pak mbi zgjedhjet e ardhshme të presidentit të ri Xho Bajden. Fusha tjetër në të cilën puna e Trump do të ketë pasoja të forta, ka të bëjë me marrëdhëniet midis politikës së jashtme dhe situatës individuale të amerikanëve.

Lexo edhe :   Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

Trump ia doli të zgjidhej president, sepse e kuptoi që shumë amerikanë e shohin veten si viktima të globalizimit. Presidenti nuk i dha dot një përgjigje reale këtij problemi, por tani kjo çështje është në qendër të debatit politik, aq sa edhe Bajden do të detyrohet që ta ketë parasysh.

Dobësia kryesore

A ekziston një “doktrinë Trump” në politikën ndërkombëtare? Filozofia e Trump reduktohet në një parullë të thjeshtë:“Bëje Amerikën sërish madhështore”. Ky slogan nacionalist është përjetuar në pjesën tjetër të botës si një qasje agresive nga një njeri i paparashikueshëm, i cili e sheh botën vetëm në termat e fituesve dhe “humbësve”.

Pamundësia e Donald Trump për të imagjinuar një botë që shkon përtej ekuilibrit të fuqisë, ishte dobësia e tij kryesore. Kjo shpjegon edhe faktin se pse vetëm një grusht udhëheqësish dhe demagogësh autoritarë ndihen të keq-ardhur nga mos-rizgjedhja e tij në detyrë.

Trump lë pas një botë shumë të destabilizuar: erozioni që i shkaktoi sistemit shumëpalësh (që me siguri kishte të meta edhe para hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë), ka hapur një kantier të madh rindërtimi, që është edhe më i vështirë për shkak të pandemisë. Harresa e Trump, nuk do të jetë e vështirë. Shumë më i komplikuar do të jetë rindërtimi, me një SHBA të dobësuar dhe të përçarë dhe me një botë kaotike.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/01/19/trump-eredita-internazionale

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truprojë (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në njësinë 10 në kryeqytet, duke takuar qytetarë të ndryshëm. Disa persona ndalojnë dhe e përshëndesin me...

SHBA-ja dënon “sulmin” e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Kinës për të rregulluar sistemin elektoral të Hong Kongut dhe i kanë konsideruar ato si “sulm të...

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...

Angrisano thirrje të rinjve: Keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano, mori pjesë në takimin online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European...