E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Tranzicioni i zgjatur i drejtësisë dhe parajsa e përkohshme e “KÇK”-së   

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga: Alfred Peza 

Tranzicioni nga drejtësia e vjetër që kalçifikoi kulturën e mosndëshkueshmërisë, drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri e të reformuar thellësisht, po shoqërohet me një fenomen shqetësues për shoqërinë. Në mesin e dimrit të acartë për të gjithë ata që po ndëshkohen nga procesi i pamëshirshëm i vettingut, duket sikur po gjejnë ngushëllim duke iu gëzuar ardhjes së një “pranvere” të begatë, që i ka dhënë dorë të lirë për të bërë drejtësinë, siç ata e kanë dashur edhe më parë.

Pasi e kanë kuptuar se nuk do ta kalojnë dot urën për në anën tjetër, në mënyrë instiktive ato janë bërë pjesë e një “grupi” a “klani” gjyqtarësh e prokurorësh, që e kanë të qartë tashmë fundin e karrierës së tyre. Ndaj edhe e kanë mbledhur mendjen pasi më keq se ajo që i pret, ska ç’tu ndodhë tjetër. Të ndodhur në këto kushte, duket se janë në kulmin e fushatës së tyre për të “kapur çfarë të kapin”, deri ditën kur të marrin në dorë vendimin që do i nxjerrë përfundimisht, jashtë sistemit të drejtësisë.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja, se përse nuk kanë asnjë kufizim dhe asnjë frikë për atë që po bëjnë. Sepse për ta, të jesh jashtë sistemit të drejtësisë, ishte edhe maksimumi i dëmit dhe i të keqes që mund tu bëje. Ndaj, duket sikur janë të hapur tashmë, përkundrejt çdo përfitimi personal në kurriz të drejtësisë. Për aq kohë sa nuk kanë më, as përse të ruhen dhe as se kujt tu druhen.

Fushata e tyre e “KÇK”-së, duket që të jetë edhe pa limit, edhe e diversifikuar. Sepse për ta e rëndësishme është që të përfitojnë maksimalisht prej saj. Nuk ka rëndësi nëse në këtë fushatë përfitojnë influencë politike apo njerëzore. Kriminale apo financiare. Apo përfitime të çfarëdo lloj natyre tjetër. Sepse e gjitha u duket si një investim dhe kapital, që ata po e grumbullojnë, për ta përdorur për pjesën tjetër të jetës, kur të mos jenë më pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Në këto kushte mos u çudisni edhe aq shumë, kur pushojnë çështjen e lobimit me paratë ruse për Kryetarin e PD Lulzim Basha nëpërmjet artificeve ligjore e proceduriale. As kur lirojnë kriminelët më të rrezikshëm nga burgu. As kur rrezikojnë apo cënojnë sigurinë kombëtare. As kur nuk i ndëshkojnë kurrë fajtorët e vërtetë. As kur i bëjnë të pafajshmit të dridhen e të vuajnë jo për kusuret e veta, por vetëm për fajet e atyre që nuk u ndëshkuan dot kurrë.

Kjo periudhë e tranzicionit nga drejtësia e vjetër, drejt drejtësisë së re të pastruar rrënjësisht e të riogranizuar me themel, po shndërrohet në parajsën e të gjithë atyre që janë bërë pjesë e “grupit” që po vepron nën moton “kap çfarë të kapësh”. Kjo parajsë gënjeshtare, është aq e përkohshme, sa ç’janë të tilla edhe lulet që çelin për shkak të pranverës së përkohshme të disa ditëve të ngrohta në mes të dimrit të acartë. Ndaj edhe në zhargonin popullor, ato quhen lule gënjeshtare. Sepse më shumë sesa njerëzit, ato gënjejnë “pemët” e tjera rreth e rrotull, nëpërmjet “tundimit” për tu infektuar edhe ato, nga ndjesia e lulëzimit në mes të një stine të pamundur.

Lexo edhe :   PD akuzon Ramën: 147 milionë euro për punësime elektorale
Lexo edhe :   Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se “në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot Vettingun e i janë bashkuar motos “KÇK” duke dhënë vendime skandaloze”.

Është kjo edhe arsyeja, se përse mazhoranca që ai drejton ka “ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE, për të realizuar ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK. Ka ardhur koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht (me këtë) do vemë me shpatulla pas muri çdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”,- tha Rama.

Kjo situatë tranzicioni në kulmin e transformimit rrënjësor të drejtësisë, është një miniaturë e tranzicionit të madh që pësoi Shqipëria, nga rrëzimi i komunizmit drejt sistemit të demokracisë funksionale. Një periudhë që u shoqërua sidomos në 10- 15 vitet e para pas rrëzimit të Murit të Berlinit, me tensione të shumta sociale, shkatërrime, mungesë rendi e sigurie, mungesën e kontrollit mbi territorin dhe një amulli e përgjithshme, në shumë fusha të tjera të jetës së vendit.

Kjo përvojë e parë e madhe dhe e hidhur e së shkuarës, ka bërë që mazhoranca të reflektojë e të jetë koshiente për të reaguar në kohë, për të amortizuar dëmet e mëdha që mund të sjellë një trupë e pakontrolluar drejtësie, që është duke dalë përgjithmonë nga sistemit.

Në këto kushte, anti KÇK duket të jetë terapia më e mirë, për të shkurtuar dhe zbutur në maksimumin e vet të mundshëm, të gjitha dhimbjet që po shkakton tranzicioni i ri i parajsës së përkohshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve në ikje. Të cilët me këtë që po bëjnë, tregojnë se e kanë merituar më shumë se gjithçka tjetër jo vetëm Vettingun në vetvete, por edhe reformën e thellë të ndërmarrë në sistemin e drejtësisë e së fundi, edhe paketën e re ligjore kundër tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...