E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Tranzicioni i Drejtësisë dhe parajsa e përkohshme e “KÇK”-së

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Nga Alfred Peza

Tranzicioni nga drejtësia e vjetër që kalçifikoi kulturën e mosndëshkueshmërisë, drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri e të reformuar thellësisht, po shoqërohet me një fenomen shqetësues për shoqërinë. Në mesin e dimrit të acartë për të gjithë ata që po ndëshkohen nga procesi i pamëshirshëm i vettingut, duket sikur po gjejnë ngushëllim duke iu gëzuar ardhjes së një “pranvere” të begatë, që i ka dhënë dorë të lirë për të bërë drejtësinë, siç ata e kanë dashur edhe më parë.

Pasi e kanë kuptuar se nuk do ta kalojnë dot urën për në anën tjetër, në mënyrë instiktive ato janë bërë pjesë e një “grupi” a “klani” gjyqtarësh e prokurorësh, që e kanë të qartë tashmë fundin e karrierës së tyre. Ndaj edhe e kanë mbledhur mendjen pasi më keq se ajo që i prêt, s’ka ç’tu ndodhë tjetër. Të ndodhur në këto kushte, duket se janë në kulmin e fushatës së tyre për të “kapur çfarë të kapin”, deri ditën kur të marrin në dorë vendimin që do i nxjerrë përfundimisht, jashtë sistemit të drejtësisë.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja, se përse nuk kanë asnjë kufizim dhe asnjë frikë për atë që po bëjnë. Sepse për ta, të jesh jashtë sistemit të drejtësisë, ishte edhe maksimumi i dëmit dhe i të keqes që mund tu bëje. Ndaj, duket sikur janë të hapur tashmë, përkundrejt çdo përfitimi personal në kurriz të drejtësisë. Për aq kohë sa nuk kanë më, as përse të ruhen dhe as se kujt tu druhen.

Fushata e tyre e “KÇK”-së, duket që të jetë edhe pa limit, edhe e diversifikuar. Sepse për ta e rëndësishme është që të përfitojnë maksimalisht prej saj. Nuk ka rëndësi nëse në këtë fushatë përfitojnë influencë politike apo njerëzore. Kriminale apo financiare. Apo përfitime të çfarëdo lloj natyre tjetër. Sepse e gjitha u duket si një investim dhe kapital, që ata po e grumbullojnë, për ta përdorur për pjesën tjetër të jetës, kur të mos jenë më pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Në këto kushte mos u çudisni edhe aq shumë, kur pushojnë çështjen e lobimit me paratë ruse për Kryetarin e PD Lulzim Basha nëpërmjet artificeve ligjore e procedurale. As kur lirojnë kriminelët më të rrezikshëm nga burgu. As kur rrezikojnë apo cenojnë sigurinë kombëtare. As kur nuk i ndëshkojnë kurrë fajtorët e vërtetë. As kur i bëjnë të pafajshmit të dridhen e të vuajnë jo për kusuret e veta, por vetëm për fajet e atyre që nuk u ndëshkuan dot kurrë.

Kjo periudhë e tranzicionit nga drejtësia e vjetër, drejt drejtësisë së re të pastruar rrënjësisht e të riorganizuar me themel, po shndërrohet në parajsën e të gjithë atyre që janë bërë pjesë e “grupit” që po vepron nën moton “kap çfarë të kapësh”. Kjo parajsë gënjeshtare, është aq e përkohshme, sa çjanë të tilla edhe lulet që çelin për shkak të pranverës së përkohshme të disa ditëve të ngrohta në mes të dimrit të acartë. Ndaj edhe në zhargonin popullor, ato quhen lule gënjeshtare. Sepse më shumë sesa njerëzit, ato gënjejnë “pemët” e tjera rreth e rrotull, nëpërmjet “tundimit” për tu infektuar edhe ato, nga ndjesia e lulëzimit në mes të një stine të pamundur.

Lexo edhe :   Ku janë sot idhtarët opozitarë të listave të hapura
Lexo edhe :   Ku janë sot idhtarët opozitarë të listave të hapura

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se “në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot vettingun e i janë bashkuar motos “KÇK” duke dhënë vendime skandaloze”.

Është kjo edhe arsyeja, se përse mazhoranca që ai drejton ka “ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE, për të realizuar ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK. Ka ardhur koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht (me këtë) do vendosim me shpatulla pas muri çdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”,- tha Rama.

Kjo situatë tranzicioni në kulmin e transformimit rrënjësor të drejtësisë, është një miniaturë e tranzicionit të madh që pësoi Shqipëria, nga rrëzimi i komunizmit drejt sistemit të demokracisë funksionale. Një periudhë që u shoqërua sidomos në 10- 15 vitet e para pas rrëzimit të Murit të Berlinit, me tensione të shumta sociale, shkatërrime, mungesë rendi e sigurie, mungesën e kontrollit mbi territorin dhe një amulli e përgjithshme, në shumë fusha të tjera të jetës së vendit.

Kjo përvojë e parë e madhe dhe e hidhur e së shkuarës, ka bërë që mazhoranca të reflektojë e të jetë koshiente për të reaguar në kohë, për të amortizuar dëmet e mëdha që mund të sjellë një trupë e pakontrolluar drejtësie, që është duke dalë përgjithmonë nga sistemit.

Në këto kushte, anti KÇK duket të jetë terapia më e mirë, për të shkurtuar dhe zbutur në maksimumin e vet të mundshëm, të gjitha dhimbjet që po shkakton tranzicioni i ri i parajsës së përkohshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve në ikje. Të cilët me këtë që po bëjnë, tregojnë se e kanë merituar më shumë se gjithçka tjetër jo vetëm vettingun në vetvete, por edhe reformën e thellë të ndërmarrë në sistemin e drejtësisë e sëfundi, edhe paketën e re ligjore kundër tyre. (Alpenews)

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...