Transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, pranga 28-vjeçarit në Korçë

Një 28-vjeçar u vu në pranga nga policia e Korçës. Shtetasi i identifikuar me inicialet R., ishte i shpallur në kërkim pasi më 28 dhjetor 2020, u konstatua duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar por braktisi mjetin dhe u largua.

”Shtetasi i mësipërm, pasi është konstatuar nga forcat e Policisë, në fshatin Dardhas, Pogradec, me mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.’’, informon policia.

Operacioni i koduar ‘’Perimetri’’, u finalizua Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.