Mesfushori spanjoll Saul Niguez po kërkon largimin nga Atletiko Madridi këtë verë, sipas Diario AS.
Me Diego Simeonen, mesfushori ka fituar dy Europa League, një Copa del Rey dhe luajti finalen e Ligës së Kampionëve 2015/16, ku humbën ndaj rivalëve të Realit të Madridit me penallti. Sauli gjithashtu numëron 19 ndeshje për kombëtaren spanjolle, teksa ka shënuar tre herë.
Sidoqoftë, duket se koha e tij në Ëanda Metropolitano do të përfundojë këtë verë, me ‘Diario AS’ që raporton se Saul dëshiron të largohet nga Atletico Madrid për Bajernin e Mynihut.
Spanjolli ka humbur vendin e titullarit, duke nisur vetëm 21 nga 36 takimet e mundshme këtë sezon.
Nga ana tjetër, bavarezët nuk kanë zëvendësuar ende mesfushorin Thiago Alcantara, i cili u largua drejt Liverpulit verën e kaluar.
Sidoqoftë, konkurrenca në mesfushë do të ishte akoma e lartë tek Bajerni nëse Sauli do të transferohej në Allianz Arena.
26-vjeçari do të luftonte me Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Thomas Muller, Corentin Tolisso dhe Jamal Musialan për një vend në formacion.
Kontrata e tij aktuale ka një klauzolë që besohet të jetë me vlerë 150 milion euro, por Diario AS pretendon se ‘Los Rojiblancos’ do të pranonin një ofertë midis 35 dhe 50 milion eurove.