Trajneri kosovar fyen gazetaren Krelani: “Ty të kisha lënë të palosesh gazeta”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka fyer gazetaren e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Qëndresa Krelani, në një emision të drejtpërdrejt televiziv, duke e quajtur palosëse gazetash dhe pastruese, pas kritikave që ajo ia bëri punës së tij në klubin llapjan.

Të ftuar në një debat televiziv në KTV, Batatina iu përgjigj me fyerje kritikave të Krelanit.

“Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë, shumë moti. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke këso lloj rezultatesh (të dobëta); më trego cilat janë objektivat? A është Evropa?” e pyeti Krelani trajnerin e Llapit.

Batatina iu përgjigj: “Ti ose nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës? Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe… në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta.”

Debati mes tyre përshkallëzoi në fyerje edhe më të kur Batatina e përmendi pamjen e saj fizike në studio. Krenali iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se ai vijon të jetë trajner i Llapit falë familjes, duke qenë se vëllezërit e tij e kanë në pronësi klubin. /gazeta express/