Sport

Trajneri i Turqisë: Shqiptarët janë luftarakë, vraponi aq shumë sa ata


               Publikuar në : 18:47 - 07/10/19 Enno

Trajneri i Kombëtares turke Senol Gynesh ditën e sotme përgjatë një konference për shtyp ka deklaruar se Turqia duhet të ketë kujdes pasi Shqipëria “është një skuadër me lojtarë të mirë”.

“Ndeshjet e Shqipërisë dhe Francës janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit, ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me ta. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë”, është shprehur Gynesh.

Në vijim ai ka theksuar se shqiptarët janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje: “Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT