Torino mposhti Karpin në ndeshjen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-0, por ajo që do të mbahet mend si gjëja më e bukur në këtë sfidë është një traversë. Në minutën e 93-të, Torino fitoi një goditje dënimi. Trajneri Mihajloviç vendosi që goditjen e dënimit në minutën e fundit ta ekzekutonte portieri i Torinos, Vanja Milinkoviç-Saviç.
Në fillim u duk si një skenë qesharake, por nga 30-metra largësi, portieri i Torinos goditi në mënyrë perfekte, por gjuajtja e tij është ndalur vetëm nga traversa.
Fati keq i ka mohuar atij një nga golat që do të mbahej mend shumë gjatë në historinë e futbollit.