E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Trajneri i Kazakistanit: E dinim që kundërshtari ishte i vështirë, shumë lojtarë luajnë jashtë

Pas përfundimit të takimit 0-0 në Astana, trajneri i Kazakistanit Mikal Bilek, nuk e konsideroi rezultat negativ barazimin me Shqipërinë. Tekniku çek u shpreh se e dinte që sfida me Shqipërinë do të ishte e vështirë, pasi lojtarët tanë luajnë jashtë vendit.

“Kishim shumë probleme në mbrojtje: Vorogovski, Alip nuk mund të luanin. Serej Mali kishte grumbulluar shumë kartona të verdhë. Maraçkini u dëmtua gjatë ndeshjes. Në të njëjtën kohë, mund të them se Jerlanovi, Kerimzhanovi, Beisebekovi bënë një paraqitje të mirë. E dinim që Shqipëria është një ekip i mirë, shumë lojtarë luajnë jashtë. U paraqitën mirë sot dhe patën disa raste për të shënuar. Nuk humbëm, kjo ka rëndësi. Nuk patëm aq raste sa dëshironim. Tani për 3 ditë do të përgatitemi për ndeshjen me Bjellorusinë. Duam të arrijmë një rezultat më të mirë se një muaj më parë”.

Një pikë e fituar apo dy pikë të lëna – “Luajtëm në shtëpi dhe dëshironim të fitonim, sidomos pas ndeshjes me Bjellorusinë. Donim një rezultat më të mirë, pro nuk e realizuam. Mendoj se në një aspekt 1 pikë është diçka e mirë duke ditur që kundërshtari pati disa raste për të shënuar në pjesën e dytë. Djemtë u përpoqën të shënonin, por nuk ia dolën. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për ata”, u shpreh trajneri i Kazakistanit, Mikal Bilek.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...