E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Tragjike/Murosën shqiptarin në vilën luksoze, pranga katër italianëve

Janë identifikuar autorët e vrasjes së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019, gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago, në provincën e Milanos.

Policia italiane, ka zbatuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës, ndaj 4 shtetasve italianë, të akuzuar për vrasjen e shqiptarit.

Nga hetimet e policisë, bëhet me dije se 4 italianët e arrestuar janë ekzekutorët e vrasjes së shqiptarit, të përshfirë dhe më parë në botën e krimit. Sipas hetimeve policore, Astrit Lamaj, është vrarë për hakmarrje si ndëshkim për një grabitje objektesh të çmuara, si dhe pasi kishte vendosur të ndërpres një lidhje dashurie.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme, ndërsa policia informon se shqiptari ishte një person me precedent penal, i lidhur me trafikun e drogës. Pritet që policia italiane të japë më shumë të dhëna mbi ngjarjen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...