Aktualitet

Tragjike në Tiranë/ Makina del nga rruga, humbin jetën dy vajza 17-vjeçare


               Publikuar në : 08:45 - 10/11/19 L M

Dy vajza 17-vjeçare kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bërzhitë të Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga duke u përplasur me dy pemë.

“Automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga. Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Sakaq, mësohet se shoferi së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT