E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

Tragjike në Kosovë/ Burri vret gruan, dy djemtë dhe më pas veten

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pozhoran të Virtisë.

Mediat në Kosovë, raportojnë se bashkëshorti ka vrarë fillimisht bashkëshorten, dy djemtë e tyre dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00,  motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se familja sapo kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Policia e Kosovës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...