Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që rezultoi fatal në komunën Gioia Tauro, në Kalabri.
Në momentin e përplasjes me një makinë tjetër, viktima ndodhej në automjet së bashku me gruan dhe vajzën, të cilat kanë shpëtuar.
Sipas mediave fqinje, 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.
Autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.