Ish-ylli i Wrestling ka zgjedhur rrjetet sociale, për ti dhënë fund jetës, ndërsa është vetëvrarë në Instagram.
Ish-kampionia në sportin e Wrestling, Dafnei Unger, i ka dha fund jetës mëngjesin e së enjtes në moshën 46-vjeçare, nëpërmjet një video live në Instagram.
Ajo postoi një video LIVE, teksa mbante në dorë një pistoletë, duke qëlluar veten. Dafnei më pas u gjet e vdekur ne rezidencën e saj në Norkros, një qytet i vogël në verilindje të Atlantës.
“A nuk e kuptoni që jam vetëm? A nuk e kuptoni këtë? Mos harroni, truri im shkon në Boston”, ishin fjalët e fundit që ish-sportistja tha, para se ti jete fund jetës. Video e saj u hoq menjëherë nga Instagrami.
Unger u bë e famshme në sportin e “Wrestling” në fund të viteve, teksa më pas doli në pension.
Kohët e fundit ajo kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor dhe mësohet se vuante nga encefaliti traumatik kronik, një sëmundje që fatkeqësisht çoi në vdekjen e saj.