E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Tragjike/I vranë prindërit, foshnja u gjet i ulur në gjakun e tyre (FOTO)

Një djalë i vogël ishte ulur në gjakun e prindërve të tij, pasi çifti u qëllua për vdekje në një rrugë në Brazil. Fëmija dhjetë muajsh u gjet i veshur me një pelenë dhe qante në anë të një rruge pranë nënës dhe babait të tij të vrarë, pasi ata u qëlluan me armë në Alto Garcas, Brazil.

Nicolas Elias Albuquerque do Prado, 18 vjeç dhe Cleidiana Pereira Alixandre, 19 vjeç, kishin udhëtuar me djalin e tyre të vogël nga qyteti i Alto Araguaia në Ato Garcas me taksi, më 8 tetor.

Ata dolën nga taksia kur ishin pranë shtëpisë, dhe u qëlluan nga dy burra që lëviznin nga një motoçikletë. Gruaja u qëllua pasi djali i saj 10 muajsh, i cili nuk u godit, ishte ulur në prehrin e saj, sipas raporteve të mediave lokale. Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Pronari i shtëpisë ku çifti kishte zbritur nga taksia, i tha policisë se nuk i njihte të dyshuarit. Ajo kuptohet se ka qenë dëshmitare e krimit. Fotografitë tronditëse të marra në vendin e ngjarjes, treguan djalin duke qarë ndërsa ishte i mbuluar me gjakun e prindërve të tij.

Sipas policisë, viktimat kishin përfshirje të mëparshme me “trafik droge” dhe “banda”. Do Prado kishte një dosje penale për “trafik droge”, dhe ishte duke u hetuar për dy akuza. Ndërsa Alixandre ishte arrestuar më parë për marrjen e mallrave të vjedhura, sipas gazetës Olhar Direto.

Shërbimet për Mbrojtjen e Fëmijëve thuhet se e çuan djalin në spital, në qytetin e Rondonopolis për të marrë trajtim për një dëmtim që ai pësoi kur ra në tokë.

Trupat thuhet se do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime post-mortore. Sipas raportimeve të mediave lokale, të dyshuarit ende nuk janë gjetur. Ende nuk është identifikuar motivi i krimit.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...