Bota

Tragjike/ 21-vjeçarja në Itali, humb jetën pas operacionit plastik në hundë (foto)

               Publikuar në : 14:01 - 16/07/19 M. S

Një operacion plastik në hundë, i ka marrë jetën një 21 vjeçareje në Itali. Pas procedurës që kishte kryer në një klinikë private për rimodelimin e hundës, studentja Maria Chiara Mete, nuk ia doli dot mbanë.

Studentja iu ishte nënshtruar rinoplastikës, rimodelimit të hundës. Ajo udhëtoi drejt klinikës që ndodhej në Formia, më 17 Qershor.

Mjekët nuk japin asnjë arsye se çfarë nuk shkoi mirë. Avokatët e familjes së 21-vjeçares arritën të merrnin një urdhër gjykate, për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen.

Familja e saj deklaroi gjithashtu se mund të ketë pasur një reaksion të keq ndaj medikamenteve të përdorura, për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Maria kishte pësuar arrest kardiak, dhe më tej kishte përfunduar në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital në Latina, kur mjekët e deklaruan me tru të vdekur dhe i thanë familjes se 21-vjeçarja nuk do të rikuperohej kurrë.

Hetuesit konfirmuan nisjen e hetimeve, dhe thanë se ishte urdhëruar kryerja e autopsisë në trupin e së resë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT