E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Tragjedia në Tetovë/ 5 prokurorë marrin në dorë hetimet, flitet për 15 viktima

Pesë prokurorë kanë nisur hetimet për shpërthimin e zjarrit në Tetovë, e ndërsa burime jo zyrtare thonë se kanë ndërruar jetë së paku 15 persona. Flakët e zjarrit përfshinë mbrëmë spitalin për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

Zyrtarisht nuk ka ende një shifër të saktë të personave që kanë humbur jetën, dhe as të atyre që kanë mbijetuar.

“Derisa po lokalizonim zjarrin, nxirrnim edhe viktima edhe të mbijetuar, por për momentin nuk mund të themi sa viktima”, ka deklaruar Sasho Trajcevski nga shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë.

Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Forcave zjarrfikëse u janë dashur 30 minuta për shuarjen e flakëve.

Menjëherë pas kësaj tragjedie me përmasa të mëdha, në Tetovë mbërritën krerët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë kryeministrin Zaev dhe ministrin e shëndetësisë Filipçe.

Zyrtarët nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat nga ambientet e spitalit, dhe menjëherë më pas mblodhën shtabin e menaxhimit të krizave, ndërkohë që për hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë angazhuar 5 prokurorë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...