E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

Tragjedia në Kroaci/ Gjykata lë në burg shoferin

Gjykata në Kroaci ka lënë në burg shoferin që shkaktoi tragjedinë shqiptare me 10 të vdekur. Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona. “Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit, dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt”, bëjnë me dije autoritetet kroate.

“Gjyqtari urdhëroi paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Sot ai nuk dha asnjë dëshmi”, tha më tej avokati.

Aksidenti i rëndë u shënua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.

Viktima u identifikua si Naser Sylmetaj, ndërsa vetëm 30 minuta para aksidentit, ai u largua nga timoni, për t’ja lënë vendin shoferit tjetër. Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç ishte i pari që shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidentin e përshkroi si më të rëndin që kishte parë ndonjëherë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...