E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Tragjedia në Fier-Vlorë/Sa vite burg rrezikon djali i biznesmenit të njohur

Manovrat e shpejtësisë dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, i morën jetën 4 anëtarëve të së njëjtës familje. Aksidenti tragjik që ndodhi dje në aksin rrugor Fier-Vlorë, ka tronditur opinionin publik. Familja sapo ishte kthyer nga Greqia. Ata kishin planifikuar një udhëtim drejt qytetit bregdetar të Vlorës, por ëndrrat e tyre u shuan teksa shpejtësia skëterrë i mjetit tip “Audi”, çoi në vdekjen fatale të familjes Gushi. Të plagosur mbetën tre të rinjtë të cilët po udhëtonin me mjetin luksoz, dhe kanë përplasur makinën tip “Toyota” me targa greke, brenda së cilës ndodhej familja Gushi bashkë me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.

Nga aksidenti gjetën vdekjen Eduart Gushi, 44 vjeç; Silvana Gushi, 33-vjeçe; si dhe vajzat e tyre Anastasia dhe Eva Gushi, përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe. Ndërsa tre prej pjesëtarëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, njëra prej vajzave vdiq gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Vlorës. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që udhëtonin me automjetin e dytë që u përfshi në aksident, përkatësisht shtetasit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Përplasja fatale

Sikundër njoftoi edhe dje policia, përplasja ka qenë aq e fortë sa makina “Toyota” u shkatërrua totalisht. E si pasojë e deformimit të madh të pësuar të “Toytas”, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbeten të bllokuar brenda mjetit, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë. Pasi përplasi “Toyotan”, makina e të rinjve është përplasur me një shtyllë elektrike duke e thyer atë, dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Çfarë njoftonte policia

“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Toyota”. Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe. Ndërkohë, në Spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia e Vlorës.

Familja përcillet për në banesën e fundit

Familja me origjinë nga Patosi dhe banuese prej kohësh në Greqi, u shua mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik. Ata janë përcjellë sot për në banesën e fundit në Patos mes lotëve dhe dhimbjes se madhe të të afërmve, por edhe të banorëve të Patosit. Bashkia e Patosit njoftoi dje se do të merrte përsipër të mbulonte të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore.

Arrestohet shoferi, 22-vjeç

Shpejtësia e mjetit luksoz drejt qytetit bregdetar, shkaktoi vdekjen fatale të familjes Gushi. Pas ngjarjes tragjike, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Igli Madani, 22-vjeç nga Tirana. Sipas policisë, i riu duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” , duke humbur jetën 4 anëtarë të familjes Gushi. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës, për të kaluar fundjavën në jug.

Lexo edhe :   VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Igli Madani i proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë! Kush është babai biznesmen

Igli Madani, 22-vjeçari i arrestuar nga policia, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar. Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje.

Lexo edhe :   VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë “Fork Lift Albania”, që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Automjeti  “Audi A8”, me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo djalit të tij. Madani në orët e para të mëngjesit të djeshëm, po ecte më shpejtësi skëterrë me automjetin e tij tip “Audi”, në shoqërinë e 2 bashkëmoshatarëve të tij.

Sa vite burg rrezikon të vuajë 22-vjeçari

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip “Audi”, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg. Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë, i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. “Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”, parashikohet në ligj.

Shqipëria ndër vendet e Evropës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore  

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja evropiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit

Atletja Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, ku dhe u...

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...