E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Tragjedi/21 të vdekur nga acari në Pakistan, bora i ka bllokuar nëpër mjete

Të paktën 21 persona kanë vdekur, pasi bora e madhe i ka bllokuar në automjetet e tyre në veri të Pakistanit. Ushtria po përpiqet të pastrojë rrugët dhe të shpëtojë ata që janë ende të bllokuar pranë qytetit malor të Murree. Rreth 1.000 automjete u bllokuan në një autostradë gjatë një stuhie, sipas ministrit të Brendshëm Sheikh Rashid.

Murree është një qytet turistik malor në veri të kryeqytetit Islamabad. Mediat lokale raportuan të premten se turistët po bllokoheshin për shkak të borës.

Më shumë se 100.000 makina kishin hyrë në Murree ditët e fundit, për të parë reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës. Kjo shkaktoi një bllokim të madh trafiku në rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë qytetit, tha policia.

Policia tha se të paktën gjashtë persona kishin vdekur në makinat e tyre nga i ftohti, por ende nuk është e qartë se si kishin vdekur të tjerët. Asfiksia pas thithjes së tymrave është dhënë si një arsye e mundshme.

Zona tani është shpallur zonë fatkeqësie, dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg. “Njerëzit po përballen me një situatë të tmerrshme”, i tha agjencisë së lajmeve AFP me telefon Usman Abbasi, një turist i ngecur në qytetin ku ende binte borë e madhe.

“Nuk janë vetëm turistët, por popullsia lokale po përballet gjithashtu me probleme të rënda”, duke përfshirë mungesën e gazit dhe ujit, shtoi ai.

“Për herë të parë në 15 deri në 20 vjet, një numër kaq i madh turistësh u dyndën në Murree, gjë që krijoi një krizë të madhe”, tha Rashid në një video-mesazh.

Kryeministri Imran Khan shprehu tronditjen për “vdekjet tragjike” të turistëve. “Kam urdhëruar hetimin dhe vendosjen e rregulloreve të forta, për të siguruar parandalimin e tragjedive të tilla”, tha Khan në një postim në Twitter.

Murree u ndërtua nga britanikët në shekullin e 19-të, si një bazë mjekësore për trupat e saj koloniale.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...