Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për Enea Sinanin dhe Elton Drapin pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare. Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’.
Ata janë vënë në pranga në vitin 2016, dhe sipas prokurorisë janë fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të të miturve.
Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin i cili punonte kamarier në një lokal.
E mitura nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituara nga gjendja e vajzës, duke ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.