E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Trafikonin dr*gë, ku po kërkohen dy ish shoqëruesit e Saimir Tahirit

Shpallen në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas burimeve nga SPAK, mësohet se kjo Prokurori i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun.

Dy ish-shoqëruesit e ministrit Tahiri, që dolën në përgjimet e antimafias italiane, janë shpallur në kërkim pas operacionit “Shpirti”. Ata akuzohen se kane qenë garanci për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Të dhënat e para bëjnë me dije se  dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa kohë më parë drejt Spanjës. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre. Arrestim i i tyre edhe dy vite më parë mësohet se ka dështuar për shkak se u larguan përpara se të jepej masa e sigurisë për ta. Aktiviteti i tyre  u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për drogë në Itali.

Nga dëshmitë e dorëzuara nga autoritetet italiane, pas marrjes në pyetje të katër të tëe penduarve, rezultonte se zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare, të drejtësisë, por edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm kishin rol aktiv duke garantuar që sasitë e drogës të kalonin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, konkretisht dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit i cili gjithashtu është duke u përballur me drejtësinë shqiptare me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, janë Marku dhe Deda me një rol aktiv në grupet që kanë trafikuar, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, 6 ton drogë, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Të penduarit: ja si kryhej trafiku i drogës

Nga dosja e SPAK

“Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe mbështetjen e ZV.Drejtorit të Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj.

Lexo edhe :   Abuzonte me tenderat, SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për Thoma Gëllçin

Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte. Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë që Ilirjan Balla dhe Ferstim Lelaj. Falë këtyre lidhjeve Ilirjan Duçellari (Lani) bënte të mundur që kishte me policinë bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh. Një bashkëpunëtor i drejtësisë gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar: “Nga toka Lani kishte persona të ndryshëm, por sidoqoftë kishte armik Drejtorin, ndërsa sa i përket detit kishte, drejtorin e Kufirit ishte impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon me policinë. Ky ka ardhur disa herë ka folur për të garantuar pjesën e detit dhe ka ardhur bashkë me një person tjetër edhe ai punonte në polici, ishin moshatar, më dukej se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë”./Tirana Today

Lexo edhe :   Abuzonte me tenderat, SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për Thoma Gëllçin

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...