E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

‘Tradhtia’ vazhdon, Mourinho fotografohet në plazh me mikeshën misterioze

Jose Mourinho po shijon rrezet e diellit me mikeshën e tij misterioze, ndërsa është i angazhuar si komentator sportiv në televizion, punë për të cilën paguhet shumë mirë. Ish-trajneri i shkarkuar nëntorin e vitit të kaluar nga Manchester United u fotografua në plazh me Prue Carter-Robinson, 41 vjeçe.

Ata po i shijonin rrezet e diellit së bashku me ndihmësin e tij të gjatë, Ricardo Formosinho. Mourinho, 56 vjeç, ishte në Doha, Katar, duke komentuar ndeshjet për “BeInSports”, transmetuesin televiziv të sporteve në Lindjen e Mesme.

Një burim tha për “The Sun”: “Jose dhe Prue u rrëzitën në diell, por ishin të kujdesshëm që të mos shtriheshin pranë njëri-tjetrit. Në një moment, Prue u fotografua me celularin e saj, që kishte të stampuar logon e Manchester United”.

Vitin e kaluar, “The Sun” zbuloi miqësinë e ngushtë mes Mourinhos dhe ish-punonjëses së IBM, Prue Carter-Robinson, bjondes 41-vjeçare nga Londra Veriore.

Ata të dy u takuan kur portugezi ishte trajner i Real Madridit dhe prej asaj kohe kanë kaluar së bashku pushime në vende të ndryshme, në të gjithë botën. Gjatë karrierës së tij, Mourinho ka theksuar rëndësinë e martesës së tij 30-vjeçare me Matildën dhe dy fëmijët e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...