E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Tornado godet Luksemburgun, dhjetëra të plagosur dhe dëme materiale (Video)

Luksemburgu u godit ditën e djeshme nga një tornado, e për pasojë 19 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, janë dëmtuar të paktën 160 shtëpi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot me shpejtësi deri në 128 km/h që shkatërrojnë çatitë e banesave, makinat dhe rrëzojnë pemët.

“Specialistët po verifikojnë dëmet, ndërkohë që po koordinohemi për riparimin sa më shpejt të shtëpive”, deklaroi Paul Schroeder, drejtor i përgjithshëm i shërbimit antizjarr dhe shpëtimit i Luksemburgut.

Një zëdhënës i qeverisë tha se të paktën 100 shtëpi janë bërë të pabanueshme. Dëmi ekonomik nuk është përcaktuar ende. Për ato familje të cilave u janë shkatërruar tërësisht banesat, janë ngritur çadra për t’u strehuar deri në zgjidhjen e situatës.

Erërat e forta goditën qytetet Petange dhe Kaerjeng, që ndodhen shumë pranë kufirit me Francën dhe Belgjikën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...