E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Topalli: PD nuk është Basha, ai tradhtoi demokratët

Ish-kryeparlamentarja, dhe tanimë kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se Partia Demokratike nuk identifikohet me kreun e saj, Lulzim Basha.

Për Topallin, lideri demokrat nuk ka bindje ideologjike, teksa shtoi se qytetarët janë të dorëzuar përballë një qeverië që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe një opozite, tek e cila nuk beson njeri.

“Dua të bëj një sqarim të vogël. Partia Demokratike nuk është Lulëzim Basha dhe anasjelltas, nuk mund të indentifikohen. Sic ka ardhur tek PD-ja mund të kishte shkuar dhe tek PS-ja  sepse nuk ka ndonjë bindje ideologjike të majtë apo të djathtë. Ka qënë një komoditet për të ardhur në atë periudhë sepse ishte afër pushteti dhe kaq. Gjatë kësaj periudhe të vetmen gje, përvec të tjerave, një gjë të sigurtë që ka bërë është që ka zhdukur të djathtën, per të cilën sigurisht që unë kam keqarrdhje të madhe, përvec faktit që shqiptarët një pjesë të mirë të atij parlamentit janë të papërfaqësuar. Pra nëse ke një qeverisje të zhytur në skandale dhe papërgjegjshmëri, që dhe sot që flasim bashkë në buxhetin e tijë në vend që ti përqëndronte më shumë para dhe fonde tek mjekësia dhe tek perballimi i pandemisë, vazhdon me tendera sekrete të cilat nuk bëhen publike, vazhdon me hapje të tenderave dhe pse ka ligj që pas 15 tetorit nuk mund të hapen më tendera.

Duke bërë të mundur që ky buxhet të shkojë në borxhin e vetë në një shifër që realisht pastaj do bëhet i pakontrollueshëm dhe nuk e di sesi do përballohet.  Kështu që një mosqeverisje dhe një opozitë e pabesueshme kanë bërë që njerzit të shohin : Po mirë unë kam një gjë që është shumë e rëndësishme që është vota ime. Kujt tja jap? I pari nuk qeveris ska asnjë premtim të mbajtur. I dyti bën marrëveshje jo politike te fshehta me të parin por jo për arsye politike por për agjenda ekonomike personale. Atëherë këto merren vesh aq bukur me njëri tjetris sic u morrën veshë edhe për reformën elektorale, sic janë marrë vesh edhe për shumë gjëra të tjera. Ka tradhëtuar teatrin, ka tradhetuar astirin, ka tradhëtuar reformën zgjedhore, ka tradhëtuar parlamentin, votën e shqiptarëve që kërkonin të kishin një zë në parlament kundra kësaj qeverisje. Atëherë kujt do ja japin?”, tha Topalli në ”Vizion Plus”.

Lexo edhe :   Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën
Lexo edhe :   Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Mes të tjerash, Topalli nuk la pa përmeduar edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka bërë asgjë për të merituar një mandat të tretë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vr*u kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...