E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

Topalli: Pas 25 prillit, negocioj me PD-në pa Bashën kryeministër

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallit shprehet e bindur partia e saj në këto zgjedhje do të jetë një faktor i rëndësishëm politik në formimin e qeverisë së ardhshme.

Ajo deklaroi se është e gatshme që të negociojë me PD-në pas zgjedhjeve, por jo me Bashën kryeministër.

Ndër të tjera, Topalli tha se nuk do të negociojë as me kryeministrin Edi Rama, apo me Presidentin Ilir Meta.

Jozefina Topalli: ”Unë besoj se nuk do më gaboj nuhatja politike, e di që vendimi që kemi marrë është një vendim i vështirë. Por kur ke vullnetin dhe përkushtimin dhe ia del. Në Dibër janë disa kandidatura, po flas për numrin e parë të listës, ajo është një politikane e lindur përballë Xhelal Mziut, dibranët janë të mençur. Besoj se do të marrim aq mandate se të bëhemi faktor. Mendoj që asnjëra prej palëve nuk mund të qeverisë e vetme, ne mund të jemi një faktor dhe pastaj i mbetet negociatat dhe më pas negociatat do të ishin me të djathtën, se ne jemi një lëvizje e djathtë dhe unë jam e djathtë.

Nuk përfytyrojë që të bëhet negociata për emra, ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të ri zgjedhjes. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...