E hënë, 1 Mars, 2021
7 C
Tirana

Topalli: Partitë sot janë të korruptuara, Rama komod për mandatin e 3-të

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se partitë politike sot janë të korruptuara, ndryshe nga 15 vite më parë.

E ftuar në emisionin “Përballë” ajo foli edhe për opozitën dhe Partinë Demokratike, ku akuzoi Lulzim Bashën se e ka bërë Ramën të jetë në pozicion mjaft komod për mandatin e tretë.

“Para 15 viteve nuk kanë qenë të korruptuara partitë politike siç janë sot. Kishte agjenda politike që nuk ishin të përkthyera në agjenda ekonomike dhe nuk kishim arritur në privatizim të forcave politike. Sot kemi agjendë ekonomike të lidershipeve të forcave politike. Nuk flitet më për kartë morale, për mision, për përfaqësim realist. Mua nuk ka mundur asnjë të më përfshijë në ndonjë lloj biznesi. Kam qenë pro ndarjes së politikës nga biznesi.

Lulzim Basha ia ka shkruar historinë vetës vet. Pasi ke ikur nga parlamenti, ke dorëzuar bashkinë ke pak gjasa të marrësh qeverinë. Edi Rama është shumë komod me këtë opozitë që ka përballë. Nëse do kishte një PD të konsoliduar Edi Rama nuk do të merrte ndoshta as një mandat të dytë”, tha Topalli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...

Shkencëtarët zbulojnë 140.000 lloje virusesh në zorrën e njeriut

Pandemia e koronavirusit e ka fiksuar si asnjëherë më parë botën pas viruseve. Por prova të reja zbulojnë se njerëzit as që e vënë...

9-vjeçari nga Kosova i shkruan letër presidentit Joe Biden, ja çfarë i kërkon

Një fëmijë 9 vjeç nga Kosova i quajtur Diell Sadriu i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-ve Joe Biden, në të cilën i...