E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

“Topalli, kandidate e Ramës për Presidente”

Botuesi Carlo Bollino, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel, është shprehur se kryeministri Rama mund të propozojë Jozefina Topallin për Presidente të Republikës, nëse Ilir Meta jep dorëheqjen.

Duke komentuar deklaratën e fortë të Ilir Metës, se “për të zgjidhur krizën mund të dorëhiqem apo mund të vras veten, si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte në Shqipëri”, Bollino u shpreh se junta është Prokuroria. Sipas tij, ky paralajmërim për dorëheqje shqetëson ndërkombëtarët, por aspak shqiptarët.

“Junta është Prokuroria. Jo rastësisht, Meta e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarët para dy vitesh, që situata mund të vijë në gjendjen aktuale. Paralajmërimi për dorëheqje është kërcënim që shqetëson ndërkombëtarët, por jo shqiptarët, pasi Kuvendi ka 94 deputetë. Qeveria mund të zgjedhë President të ri totalisht legjitim. Mund të zgjidhet Jozefina Topalli nga opozita si presidente për 24 orë, pasi Rama po e mendon si emër”, tha më tej ai.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...