E martë, 25 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Topalli i shpall ‘luftë politikës së vjetër’: Vendi nuk ka alternativë

Partia ‘Lëvizja për Ndryshim’ e kryesuar nga ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli është forca më e re politike që do garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë prezantimit, Topali ka sulmuar atë që e ajo e quan politika e vjetër shqiptare, duke thënë se vendi nuk ka një alternativë.

Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik.

Ajo tha se ka pasur shantazhe edhe kundrejt partisë së re të krijuar prej saj.

Jozefina Topalli: “Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë.

Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona. Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve, Taktikë shumë e vjetër kjo.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...