E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Tomi nga Lushnja kërkon të ndërrojë gjini: Jam në stres, më duhen hormone femërore

Të ndryshosh gjininë është ende një tabu në Shqipëri dhe jo gjithkush mund ta thotë publikisht diçka të tillë. Por, krejt e kundërta është për Tomorr Brahushin, një 44-vjeçar nga Lushnja, i cili i bën apel shtetit dhe  donatorëve të ndryshëm, ta ndihmojnë në mënyrë që t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Tomorr Brahushi, është 44-vjeç. Një çift, e birësoi në Shtëpinë e Fëmijës së Vlorës vite më parë. Por ata tashmë janë ndarë nga jeta, dhe Brahushi jeton i vetëm në kushte të mjera në një ndërtesë në Lushnje. Prej vitit 2007 jeton në terr pasi nuk ka lekë të paguajë energjinë elektrike. Thotë se jeton duke kërkuar lëmoshë, ndërsa fqinjët i janë gjendur gjithmonë pranë duke i dhënë për të ngrënë.

Por mbi të gjitha këto, qëndron një dëshirë e tij të cilën pavarësisht paragjykimeve, zgjedh ta thotë publikisht: Dëshiron të jetojë si grua dhe të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për të ndërruar gjini. Frika e tij është që njerëzit ta vënë në lojë dhe ta përbuzin, por kjo nuk e ka penguar të thotë hapur, se do të donte të jetonte si grua.

Të qenit mashkull, thotë se i shkakton stres. Shprehet se ka të nevojshme të marrë hormone femërore.

I ndodhur në pamundësi financiare, Brahushi i bën apel shtetit, dhe cilitdo personi që mund të kthejë sytë nga ai, ta ndihmojnë me fonde për të ndryshuar gjininë. Operacione të tilla kirurgjikale janë mjaft të kushtueshme.

Vetë, Tomi,  siç e njohin në Lushnje, kërkon të jetojë në mënyrën që ai dëshiron: Si grua!/ Shqiptarja.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...